75 Mall Live Search
13:46 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / Blerim

Dy futbollistë të Kukësit dalin pozitiv me Covid-19

Skuadra e Kukësit të Shqipërisë ka njoftuar sot tifozët e saj se dy futbollistë të tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, shkruan IndeksOnline

Më poshtë postimi i plotë i klubit shqiptar.

“Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19.
Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt! #ForcaKukësi”.