75 Mall Live Search
18:20 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Dy futbollistët e Manchester United nuk ftohen nga Holanda për dy ndeshjet ndaj Spanjës

Kombëtarja e Holandës, gjatë muajit mars do të zhvillojë dy ndeshje me Spanjën, të vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

Trajneri Ronald Koeman ka publikuar listën me 25 futbollistët e ftuar për këto ndeshje të rëndësishme, shkruan IndeksOnline.

Aty vërehet mungesa e dy futbollistëve të Manchester United, Matthijs de Ligt dhe Joshua Zirkzee.

Për De Ligt, është hera e parë që qendërmbrojtësi lihet jashtë nga kombëtarja holandeze, prej se u grumbullua dhe bëri debutimin e tij në vitin 2017.

Qendërmbrojtësi i Liverpool-it, Virgil van Dijk, do të jetë kapiten i Holandës dhe i bashkohen bashkëlojtarët e klubit Ryan Gravenberch dhe Cody Gakpo.

Holanda ndeshjen e parë ndaj Spanjës e zhvillon në Roterdam me 20 mars, ndërsa ajo e kthimit luhet tre ditë më vonë në Valencia./IndeksOnline/