Dy futbollistët kosovarë e marrin titullin “Master”

Disa lojtarë të Superligës së Kosovës përveç futbollit, po gjejnë kohë të vazhdojnë edukimin e tyre.
Behar Maliqi i Prishtinës dhe futbollisti tashmë i pensionuar, Lorik Aliu kanë diplomuar në nivelin master në drejtimin “Edukimi Fizik dhe Sporti”, transmeton Indeksonline.
Në ditën e diplomimit të tyre ishte edhe trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli i cili duket se ishte mentori i dy futbollistëve. /Indeksonline/
