75 Mall Live Search
10:54 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Dy futbollistët më të mirë në histori të Argjentinës bashkohen për kërkimin e Sala

Legjendat e futbollit të Argjentinës, Diego Maradona dhe Lionel Messi janë bashkuar një zëri për të vazhduar kërkimet për futbollistin e humbur, Emiliano Sala.

Familja Sala ka mbledhur mbi 300.000 euro për të financuar një kërkim të ri rreth Ishujve Channel pas donacioneve nga futbollistët, përfshirë Ilkay Gundogan të Manchester Cityt dhe fituesin e Kupës së Botës, francezin Kylian Mbappe.

Sulmuesi i Manchester City , Sergio Aguero dhe presidenti argjentinas, Mauricio Macri, gjithashtu i kanë bërë thirrje autoriteteve të mos heqin dorë nga përpjekjet për të gjetur futbollistin.

Maradona postoi një fotografi të Sala në faqen e tij në Facebook , së bashku me titullin “Shpresa kurrë nuk vdes”.

Dhe Messi shkroi në Instagram : “Ndërsa ka mundësi, edhe një copë shprese, ne kërkojmë të mos ndalemi në kërkim”.

Sala është zhdukur javën e kaluar derisa po udhëtonte nga Franca në Ëells me një aeroplan të vogël privat. /IndeksOnline/