10:42 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / OSH

Dy gjakovarë vjedhin një karrocë dore, policia i arreston

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një vjedhje në Gjakovë.

Janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur një karrocë dore, me të cilin kishin bartur shufra metalike, shkruan IndeksOnline.

“VJEDHJE

Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 13.04.2021-01:00.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovar, nën dyshimin se të njëjtit në një objekt në ndërtim e sipër, pasi kishin vjedhur një karrocë dore, me të kishin bartur disa shufra metalike (armaturë) dhe i kishin dërguar në shtëpi. Me vendim të prokurorit, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/