75 Mall Live Search
10:40 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / MSH

Dy gjela deti në Shtëpinë e Bardhë, Trump i fal për Ditën e Falënderimeve

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kursyer dy gjela deti, në Ditën e Falënderimeve.

Ai i pati gjelat në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, të cilëve iu tha se “i fal”, shkruan IndeksOnline.

“Në emër të Zonjës së Parë dhe të gjithë familjes Trump, dua t’u uroj të gjithë amerikanëve një Ditë Falënderimi shumë, shumë të gëzueshme. Është një kohë e mrekullueshme e vitit dhe vendi ynë po ecën shumë mirë ekonomikisht, si kurrë më parë. Sot ne vazhdojmë një traditë amerikane, prej shumë kohësh.

Pas pak çastesh, do t’u jap një falje presidenciale të plotë, absolute dhe të pakushtëzuar gjelave të bukur të Falënderimeve. Kjo është një ditë me fat për ta. Shpresoj që të gjithë amerikanët të kenë mundësinë të shijojnë shoqërinë e familjes dhe miqve dhe të ripërtërijnë besimin tonë në providencën e Zotit” u shpreh Trump.

Njërit nga gjelat, të emëruar Gobble, Trump iu drejtua me fjalët: “Gobble, dua të dish këtë gjë, je i falur”.