Dy gjigantë evropianë kanë oferta për Mason Mount

E ardhmja e Mason Mount vazhdon të jetë temë diskutimi në mediat sportive britanike.
Ylli anglez është ende në dilemë nëse do nënshkruaj kontratën e re me Chelsean apo do largohet nga klubi londinez.
Agjenti i tij është kontaktuar nga dy skuadra të mëdha evropiane. Liverpool e Bayern Munchen janë shumë të interesuara për Mount.
Klopp është fans i anglezit ndërsa Tuchel deshiron bashkimin me të te Bayern.
Pavarësisht kësaj, Chelsea ende beson se Mount mund të bindet dhe të vazhdojë kontratën./Indeksonline/