75 Mall Live Search
08:43 / E Shtunë, 24 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Dy gjigantët anglez në garë për shërbimet e Joao Felix

Joao Felix mund të nuk e ka të sigurt qëndrimin te Atletiko Madrid.

Pët shërbimet e portugezit kanë shfaqur interesim dy gjigantët anhlez, Manchester United dhe Arsenal, raporton gazeta britanike ”Mirror”, transmeton IndeksOnline.

Sipas gazetës, Atletiko Madrid nuk e kanë në pkan ta shesin përfundimisht Felixin por mund të arrijnë marrëveshje për huazimin e tij.

“Los Colchoneros” kërkojnë tetë milionë euro për huazimin deri në fund të sezonit, pa përfshirë opsionin e blerjes, dhe gjithashtu të pahuajnë edhe pagën e futbollistit.

Felix, i blerë nga Benfica për shumën 126 milionë euro, i kushton klubit madrilen 18 milionë euro në vit. Ish-lojtari i shqiponjave është i vendosur të largohet nga Madridi në merkaton e janarit, pas përplasjes me trajnerin Diego Simeone./IndeksOnline/