75 Mall Live Search
18:21 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Dy gjigantët e Bundesligës pas futbollistit të ligës së dytë angleze

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë nisur kontaktet me Birmingham City për blerjen e talentit Jude Bellingham, këtë e raporton anglezja Mirror.

16-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane pasi ka shpërthyer në ekipin e parë të ekipit që aktualisht luan në Championship.

Mendohet se Birminghamit i kanë ardhur dy kërkesa të rëndësishme nga gjigantët e Bundesligës.

Manchester United dhe Arsenali gjithashtu thuhet të jenë interesuar për adoleshentin, por ekziston mundësia që lojtari të rinovojë me klubin aktual për t’u rritur akoma më shumë.