Dy gjigantët e Premierligës kërkojnë Marash Kumbullën

Edhe pse klubi i Veronës dhe e gjithë Italia është në një situatë alarmante për shkak të koronavirusit, Marash Kumbulla vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare kërkohet nga disa klube në Serie A, si Inter, Lazio e Napoli.
Përveç klubeve italiane, për 20-vjeçarin së fundmi kanë hyrë në garë vrullshëm dy gjigantë të Premier League.
Sipas prestigjiozes “The Sun”, e ardhmja e djaloshit shqiptar do të jetë në Manchester tek United ose në Londër te Chelsea.
Të dy klubet janë gati të plotësojnë kërkesat e Veronës, që kërkon 25-30 milionë euro për Kumbullën.