75 Mall Live Search
07:58 / E Enjte, 07 Mars 2024 / G T

Dy gjysmëfinalistët e fundit mësohen sot në Kupën e Kosovës

Sot zhvillohen edhe dy ndeshje tjera çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra e Malishevës pret në shtëpi Ballkanin, ndeshje kjo që nis nga ora 13:00, shkruan Indeksonline

Ekipi i Qëndrim Kidës momentalisht është në formë fantastike, sidomos me futbollistin e më përfolur, Drilon Hazrollaj.

Ndeshja tjetër çerekfinale është ajo mes Vjosës dhe Suharekës, dy skuadrat nga Liga e Parë synojnë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Kujtojmë që dje gjatë ditës kualifikimin tutje e siguruan skuadrat, si Drita dhe Prishtina./Indeksonline/