10:06 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / B O

Dy gola e një asist, publikohen momentet e debutimit magjik të Armando Brojës

Armando Broja ka bërë debutimin dje me skuadrën e Sauthampton. Sulmuesi 19 vjeçar shqiptar ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist në fitoren e thellë të Sauthampton ndaj Newport.

Iu nevojitën vetëm 10 minuta Brojës për të gjetur golin e parë në debutim. Lojtari që është nën kontratë me Chelsean arriti që në fillim të pjesës së dytë të shënoi edhe një gol të bukur, ndërsa bëri edhe një asistim.

Për debutimin e Brojës kanë shkruar edhe mediat angleze të cilat e cilësojnë shqiptarin si futbollist me të ardhme të ndritur./Indeksonline/