75 Mall Live Search
17:26 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / G T

Dy gola në minutat e fundit, Leverkuseni i Granit Xhakës vazhdon pa humbje në Bundesliga

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar një tjetër fitore në Bundesliga, pasi në javën e 27-të mposhti Hoffenheim me rezultatin 2:1.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi, Beier në minutën e 33’të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, shkruan Indeksonline

Kur të gjithë menduan se Xabi Alonso do ta pësoj humbjen e parë këtë sezon, në skenë doli mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë, Andrich që barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 88’të.

Golin e fitores në minutat shtesë e shënoi sulmuesi, Patrick Schick.

Me këtë fitore, Leverkuseni vazhdon rekordin pa humbje këtë sezon dhe tani shkon në kuotën e 73 pikëve në pozitën e parë./Indeksonline/