20:54 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dy gola për dy minuta, Milan thellon epërsinë ndaj Lecces

Është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Lecces dhe Milanit, në kuadër të Serie A.

Skuadra rosonere ka arritur të dyfishoje epërsinë në 3 me 1, me dy gola të shpejtë pas barazimit të Lecces nga pika e bardhë, shkruan IndeksOnline.

Mancosu arriti të barazojë shifrat në 1:1 në minutën e 54-të, duke shënuar nga penalltia për vendasit.

Ndërsa dy gola, për dy minuta të Milanit të shënuar nga Bonaventura dhe Rebic dyfishuan epërsinë e skuadrës së  Piolit./IndeksOnline/