75 Mall Live Search
19:32 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dy gola shumë qesharak shënohen në Kupën e Kosovës, konkurrenca e femrave

Vashat e Lirisë kanë fituar ndeshjen e xhiros së parë të vlefshme për Kupën e Kosovës, në ballafaqim me vashat e klubit të futbollit Malisheva.
Dallimin në këtë ndeshje e beri futbollistja prizrenase Jehona Shala e cila shënoi dy gola.

Fillimi i ndeshjes ishte i barazpeshuar. Në minutën e 16 Jehona Shala me një gjuajtje të sakt shënon golin e parë për Lirinë.

Edhe në pjesën e dytë Jehona Shala e shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes mysafire dhe e ngriti epërsinë e Lirisë në 2 me 0.

Në vazhdim të dy skuadrat e patën rastet e tyre por portat mbeten të paprekura dhe ndeshja ëoprfudnoi me rezultat 2 me 0 për Lirinë.