75 Mall Live Search
11:23 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / k.v

Dy gra arrestohen për sulm fizik në Prishtinë

Dy gra janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Ngjarja ka ndodhur më 20 maj rreth orës 14:40. Sipas raportit të policisë, viktima – një femër kosovare – ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “sulm fizik” dhe hetimet po vazhdojnë./IndeksOnline/