75 Mall Live Search
10:10 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / k.v

Dy gra nga Obiliqi i denoncojnë burrat e tyre në polici për dhunë

Dy gra nga Obiliqi kanë raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje, bashkëshortët e tyre kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tyre.

Viktimat bashkë i kishin denoncuar burrat e tyre të mërkurën pasdite.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje ndërsa dy viktimat me katër fëmijët tyre janë dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e policisë.

Hetimet në lidhje me këto raste ende po vazhdojnë./IndeksOnline/