75 Mall Live Search
09:07 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / B XH

Dy gra raportohen të zhdukura në 24 orët e fundit, njëra në Klinë e tjetra në Deçan

Dy gra janë raportuara të zhdukuara, njëra në Klinë e tjetra në Deçan.

Në Deçan, djali e ka raportuar të zhdukur nënën e tij.

“Deçan 02.12.2025-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nëna e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në Klinë burri e ka raportuar të zhdukur gruan e tjj.

“Klinë 06.12.2025-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/