Dy granata u hodhën në Zveçan, flasin nga policia

Një shpërthim ka ndodhur mesnatën e së hënës tek objekti i postës në Zveçan.
Si rezultat janë shkaktuar dëme materiale.
Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, veçse banorët e zonës janë evakuuar.
Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje.
Zëvedësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se atje u hodhën dy granata dore.
“Sot pas mesnatës rreth orës 00.30, Një Granatë dore ka shpërthy brenda objektit të Postës së Kosovës në Zvecan e një e kemi shpërthy na në mënyrë të kontrolluar. Dyshohet se ato janë hedh nga jashtë objektit. Nuk ka lëndime, ka dëme materiale Policia po punon në ndriqim të rasti ”, ka theksuar Elshani. /Indeksonline/