21:04 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dy grupe të njohur nga Zvicra përmes koncerteve kërkojnë heqjen e vizave për Kosovën

Dy grupe nga Zvicra “DIE DIE BE”, “TERRY BLUE” dhe një grup muzikor nga Kosova ZËADA, e udhëhequr nga Suada Abazi, gjatë muajit nëntor do të mbajnë një tur të koncerteve në : Prishtinë, Prizren,Pejë, Klinë dhe Tiranë.

Këto organizime do të mbahen nën patronatin e Tour – VISA FREEDOM FOR KOSOVO, me qëllim promovimin e lirisë së lëvizjes dhe mbështetjen e të rinjve për të qëndruar të fortë dhe të shëndetshëm deri në realizimin e kësaj të drejte të mohuar për të rinjtë e Kosovës.

Koncertet do të mbahen nga data 1 deri më 10 nëntor.