75 Mall Live Search
09:51 / E Enjte, 04 Prill 2024 / mp

Dy grupet e përfshira në sherrin që ndodhi mbrëmë në Pejë janë nga familja Lajqi

Një incidnet ka ndodhur në Pejë, ku një person është gjuajtur me armë zjarri.

Indeksonline raporton se gjashtë plumba janë gjuajtur në drejtim të veturës se Edison Lajqit, pronar i një biznesi “Rent a Car” në qytetin e Pejës.

Shkodran Nikçi zëdhënës i prokurorisë në Pejë, ka thënë se prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit.

Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit, apo personave për kryerjen e kësaj vepre penale”, tha Nikçi.