Dy herë në epërsi por Ballkani humb ndeshjen ndaj Slavias

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka pësuar humbje nga Slavia praha në ndeshjen e grupit G të Conference League.
Ballkani ishte duke udhëhequr dy herë, por që kjo nuk i mjaftoi të shënoj fitore kundër Slavias, pasi u mposhtën me rezultat 3:2, shkruan IndeksOnline.
Serin e golave e hapi Ermal Krasniqi në minutën e 23-të.
Pas tre minutave David Jurasek barazoi rezultatin.
Ballkani edhe njëher kaloi në epërsi me golin e Meriton Korenicës në minutën e 29-të.
Slavia u rikthye në lojë përsëri me Peter Olayinka i cili barazoi rezultatin në minutën e 34-të, ndërsa Lukas Masopust shënoi golin e epërsisë në minutën e 41-të.
Me rezultat 3:2 për Slavian përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes.
Në pjesën e dytë nuk kishte ndonjë rast për tu përmendur pos atij kur mbrojtësi i Ballkanit, Astrit Thaqi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 84-të.
Në javën e ardhshme Ballkani do të luaj si mysafir i Sivassporit ndërsa Slavia e pret në shtëpi CFR Clujin./IndeksOnline/