13:26 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dy hoxhallarët e njohur vizitojnë familjet Rafuna e Mehmeti pas konfliktit që kishin në Mat 1

Dy hoxhallarët e njohur, Shefqet Krasniqi e Fatmir Latifaj kanë vizituar dy familjet e përfshira në rastin që pati edhe viktima në Mat 1 javën e kaluar.

Dy imamët ju kanë shprehur ngushëllime familjeve Rafuna e Mehmeti, ndërsa i janë lutur që të ia shtrijnë dorën e pajtimit njëra tjetrës.

Hoxhallarët kanë shprehur gatishmërinë që të nisin procesin e pajtimit dhe faljen e gjaqeve./Indeksonline/