75 Mall Live Search
00:39 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dy ish- deputetët e Kuvendit të Kosovës me biblioteka personale

Ish- deputetët Memli Krasniqi dhe Fisnik Ismajli për Agjencionin Kundër Korrupsionit kanë deklaruar pasurinë e tyre ndër vite.

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës në formularin e tij, ka bërë me dije biblioteka personale dhe blerjet e vazhdueshme përgjatë viteve i kanë kushtuar atij hiç më pak se 11 mijë e 500 euro, shkruan Indeksonline.

E bibliotekë personale ka të deklaruar edhe Fisnik Ismaili nga Partia Social Demokrate.

I njëjti ka bërë me dije se biblioteka e tij personale për disa vite rresht i ka kushtuar atij 5 mijë euro.

Për dallim nga Krasniqi dhe Ismaili, kolegët tjerë të tyre nuk është se kanë deklaruar  për AKK-në, pasionin ndaj librave. /Indeksonline/