75 Mall Live Search
13:02 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / F.R

Dy ish-deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu Shoshi në përkrahje të protestës në Shkup

Dy ish-deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu Shoshi, kanë shkuar në Shkup për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Indeksonline ka siguruar pamje ku të dy deputetet shihen në mesin e turmës.

Kjo protestë zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa kujtojmë se dy ish-deputetet kanë marrë pjesë edhe në protestën e zhvilluar më parë në Tiranë.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/