13:54 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dy ish-kampionë të botës e përkrahin Gani Dreshajn në garën për deputet

Gani Dreshaj po del të jetë një nga kandidatët me përkrahjen më të madhe në koalicionin AAK-PSD.

Biznesmeni nga Istogu që njihet për shumë vepra humane gëzon përkrahjen nga dy ish-kampionë të botës.

Pasi ia konfirmoi përkrahjen boksieri Luan Krasniqi, tashti Dreshaj gëzon përkrahjen edhe të ish-kampionit të botës në karate, Enver Idrizi.

“Kur Kosovën dhe sportin kosovar s’e njihte askush, unë në Gjermani krenohesha me disa individë.

Enver Idrizi e Luan Krasniqi ishin disa nga ata që termin “kosovar” bënin që atëbotë të lakohej në mediat gjermane.

Sot ne lumturohemi me sukseset e shumë sportistëve e skudrave në sporte të ndryshme.

Kam arsye për të qenë edhe më i lumtur që gëzoj përkrahjen në garën për deputet nga një ish-kampion i botës.

Faleminderit, Enver Idrizi” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/