Dy javë nga mbyllja e kufirit në Jarinje

Janë bërë dy javë prej kur është mbyllur pika e kalimit kufitar në Jarinje, kufiri Kosovë-Serbi, transmeton IndeksOnline.
Deri të mbyllja e saj erdhi pas sulmit terrorist të kryer në veri ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Albin Rashiti.
Derisa pika tjetër në Bërnjak është hapur në fundjavë, për në Jarinje ende nuk ka ndonjë informacion se kur do të hapet.
Mbyllja e pikave kufitare është bërë për shkaqe sigurie nga autoritete e Kosovës./IndeksOnline/