Dy javë pas takimit me Haradinajn, zjarrfikësit paralajmërojnë prapë protesta
Zjarrfikësit e Kosovës para dy javësh kishin protestuar në kryeqytet, gjatë së cilës kërkuan nga Qeveria që t’ua plotësonte disa kërkesa.
Kryeministri Ramush Haradinaj i kishte ftuar në takim ata dhe u kishte premtuar se brenda dy javësh do të gjente një zgjidhje për ta, transmeton Indeksonline.
Lidhur me këtë, Sindikata e Zjarrfiëksve të Kosovës ka paralajmërar se meqë nuk u bë asgjë në këtë drejtim, atëherë do të mendojnë mundësinë që prapë të dalin në protesta.
Më poshtë reagimi i zjarrfikësve pa ndërhyrje:
Në mbledhjen e mbajtur më dt. 26.07.2018, nga Kryesia e Sindikatës së Zjarrfikësve dhe këshillit organizativ të protestës, të Organizuar më dt.12.07.2018, ku është analizuar veprimi sindikal, shqyrtimi dhe përmbushja e kerkesave nga qveria pas protestes, si reagim i paknaqësive te akumuluara vite me radhë, lidhur me gjendjen e rënd te krijuar ne Sherbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Kosovë.
Ne takim u diskutua lidhur me qëllimin e Protestës, kërkesat e parashtruara dhe pritjet nga institucionet e Qeverisë së Kosovës me qellim qe te permbushin kërkesat te drejta dhe legjitime, kerkesat proritare qe i kemi paraqit para Institucioneve relevante vendimmarrëse dhe premtimeve qe Patëm me Kryeministrin Haradinaj, Ministrin e MPB, z Gashi, të cilet u zotuan se do te angazhohen ne përmbushjen e kërkesave dhe rregullimit te qeshtjeve te pa zgjidhura, na kërkuan afat 2 javë, afat për te reflektuar dhe te plotesohen kërkesat prioritare qe parashtruam, pas kordinimit te Sindikates dhe këshillit protestues, Vendosëm qe protesta te pezullohet deri ne takimin me Kryeministrin i cili do te mbahej pas dy jave, e që në fakt as nuk u njoftuam lidhur me qëndrimin e Qeverisë karshi kërkesave dhe këshillit protestues pas pezullimit të protestes, për veq qe jemi informuar nga mediat për formimin e komisoinit Ndërqeveritar
Nga kjo pritje për plotësimin e kërkesave nuk u realizua asgjë, për veq se me dt. 24.07.2018 në mbledhjen e Qeverisë është themeluar një komision ndërqeveritarë, ku thuhet se komisioni formohet për rregullimin e Statusit të Zjarrfiksëve në Republikën e Kosovës dhe as që u diskutua për gjendjen e rënd dhe aalarmante, për kushtet e vështira të punës, për shkeljet e të drejtave te zjarrfikësve, mos implementimi i kontrates së Punës diskriminimet, denigrimet, mos zbatushmëria e ligjeve në fuqi, mos përkujdesja institucionale dhe mos definimi i kompetencave Menaxhuese, mos planifikimi buxhetor, karshi këtij Shërbimi Emergjent.Kemi pritë qe Qeveria do te ndan mjete dhe urgjentisht të reagoj ne plotësimin e kërkesave per te cilat presim me dekada.
Ne e përkrahim formimin e komisionit, por konstatojmë se nuk është problemi tek Stausi i pa zgjedhur siq aludohët, se me rregullimin e Statusit do të zgjidhen problemet e zjarrfikësve, stausi i pa definuar mund të themi nuk është problemi që ne diskrimnohemi ne forma të ndryshme dhe që nuk u plotesuan kërkesat tona qe nga pas Lufta,
Kjo gjendje e krijuar është si pasojë e mos implementimit të ligjeve, mos implementimit të vëndimit të Qeverisë Nr.06/128, dt.02.05.2013, për transferimin e njësive të Zjarrfikjes nga niveli lokal ne nivelin Qendror, duke përfshirë ndryshime buxhetore, mos implementimi i udhëzimit Administartiv Nr. 21/2012 për transferrin e njësive te zjarrfiksëve nga Komunat në AME/MPB, kjo për shkak se ligji për financa lokale nuk e lejon Bartjen e mjeteve bugjetore nga niveli local ne nivelin Qendror dhe ne të gjitha takimet që kemi pasë me institucionet qdo herë kemi marr ketë pergjigjie dhe që nga viti 2013 është diskutuar se ligji duhet të shkoj në plotesim ndryshim që te rregullohet qeshtja e buxhetit dhe te definohen edhe kompetencat dhe dualizmi që eshte krijuar ne mes të nivelit Lokal dhe Qendror, pasi qe mos bartja e buxhetit ka rezultuar që pagat ti Marrim nga Komunat edhe pse me ligj jemi Staf i MPB/AME edhe Aktëmerimet i kemi nga AME si Punëdhenës
Siq shihet problemet jan te neglizhenca e institucioneve dhe mos gadishmeria për të vepruar, qasja e gabuar ndaj ketij Shërbimi Emergjent, mos interesimi për një organizim të mirfilltë sipas specifikave të profesionit, sipas misionit te zjarrfikësve, shpëtimit të jetës së njeriut dhe të mirave Materiale
Edhe pas premtimeve nga institucionet, pas protestes, kërkesave te parashtruara, pritjes dy javore, pritje me shpresa se Qeveria do të marr vendim konkret dhe do të ndahet buxhet që së paku shkeljet dhe diskriminimet të nderpriten, të gjitha dualen zhgenjyse, zjarrfikësit edhe një hëre u anashkaluan u injoruan padrejtsisht, mbeten me te njejtat probleme, pa paisje personale, me koficient më të ulet në nivel vendi, me paga me të ulëta në raport me Shërbime rmergjente, me rrezikshmerin më të ultë ne punë, pa kompenzime për punë të ndrimeve të natës, festive shtetrore, pa dinjitet e shum problemeve tjera.
Edhe një herë apelojmë te Qeveria, tek Ministria e financave, MPB dhe MAP që urgjentisht të shqyrtojnë këtë gjendje te krijuar dhe të ndyshojnë qasje, mendojmë se ketu eshte zgjidhja e problemeve, zbatimi i vendimeve për transfer dhe implementimi i ligjeve, shpresojmë se në komisionin e formuar nga Ministritë do të angazhohen qe në mënyrë të drejt të mërr vendim që gjendja të rregullohet edhe pse dyshojmë se me azhuritet do te veproj.
Këshilli protestues ne kordinim me kryesinë e Sindikatës njofton antarësinë sindikale, opinionin publik, institucionet se do të pezullojë protesten për një afat të caktuar dhe sipas dinamikës së punës dhe angazhimeve të komisionit Nderqeveritar për plotesimin e kërkesave, nuk deshirojm të paragjykojmë se si do të jetë ecuria dhe cilat jan vendimet qe do të nderrmerr komisioni, ne do të jemi këmbngulës ne Kërkesat tona dhe qendrimet tona dhe në momentin që verejmë se puna e komisionit prolongohet dhe nuk jep rezultate, ne do ta riaktivizojmë PROTESTEN, qe asnjeher nuk e kemi dëshiruar, prandaj mos na detyrooni qe për te drejtat tona legjitime te protestohet ne rrugë , ket trajtim Zjarrfkësit Shpëtimetar nuk e meritojnë. /Indeksonline/