75 Mall Live Search
10:48 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / S Z

Dy javë pas themelimit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor hap tenderin e parë

Vetëm dy javë pasi Qeveria e Kosovës themeloi Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, institucioni ka nisur procedurat e para të prokurimit publik.

Sipas njoftimit të publikuar në platformën e prokurimit elektronik, Fondi ka hapur tender për “Shërbimet e Transportit Ajror për Udhëtimet Zyrtare të Stafit të FSDKSH-së”, me vlerë të parashikuar prej 15 mijë eurosh, raporton Indeksonline.

Njoftimi për kontratë është publikuar më 18 qershor 2026, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është caktuar deri më 9 korrik 2026.

Ndryshe Qeveria e Kosovës themelimin e Fondit, e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit të financimit të kujdesit shëndetësor në vend./Indeksonline/.