Dy javët vendimtare/ Pafajësia e katërshes së UÇK-së, epilogu i vetëm real i këtij procesi, thotë avokati
Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se dy javët në vazhdim janë vendimtare të ballafaqimit përfundimtar ndërmjet palëve në procesin gjyqësore ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë.
Bajraktari në Facebook ka shkruar se në këtë fazë të procesit, thelbi i çështjes qëndron tek ballafaqimi lidhur me besueshmërinë, relevancën reale dhe baraspeshën e dëshmive të dëshmitarëve.
Sipas tij, pafajësia e katërshes së UÇK-së, epilogu i vetëm real i këtij procesi.

