22:38 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dy kamerierët shqiptarë përdhunojnë italianen pas ceremonisë martesore

Dy të rinjë shqiptarë të cilët punonin si kamerierë në një lokal në vendin fqinj kanë përdhunuar një vajzë 30- vjeçare. Ngjarja ka ndodhur para disa dite  pas një ceremonie martesore të mbajtur në Altidona, ku të tre ishin punonjës për restorantin.

Dy djemtë shqiptarë ishin kamerierë ndërsa vajza merrej me arredimin e ambientit për ceremoninë. Shqiptarët e kanë droguar vajzën me ketaminë dhe më pas e kanë përdhunuar.

Në fund të ceremonisë, hipi në të njëjtën makinë bashkë me dy kamarierët. Pasi e çuan në një vend të izoluar, ata e detyruan ti nënshtrohej marrëdhënieve seksuale me forcë disa herë dhe më pas e braktisen gjysmë të zhveshur në një zonë në komunën Pedaso, pjesë e provincës së Fermos.

Më pas ajo telefonoi një shoqe dhe e dërguan në spital. Aty, mjekët konstatuan plagë në trupin e saj, të nxira dhe shenja tipike të shkaktuara nga një akt përdhunimi. E reja nuk i mbante mend të gjitha ngjarjet që i ndodhën por i kujtoheshin shumë mirë fytyrat e dy përdhunuesve.

Emrat e shqiptarëve nuk bëhen të ditur, por thuhet se në pranga është vënë një 30- vjeçar shqiptar me banim në komunën Pedaso dhe një bashkatdhetar i tij.