11:00 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dy këngë brenda 1 jave, rikthimi i fuqishëm i këngëtarit kosovar

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Sefë Duraj ka publikuar dy këngë të reja, brenda vetëm një jave. Duraj ka lansuar dy hite të zhanreve të ndryshme.

Me datë 1 dhjetor ka publikuar këngën “Kafe e Dynja” e cila vije në një zhanër më ndryshe se sa që jemi mësuar ta shohim atë.

Tekstin e muzikën e ka bërë Besim Bunjaku, ndërsa orkestrën Ermal Krasniqi.

Jo vetëm kaq, Sefë Duraj e ka publikuar edhe këngën e cila premton të jetë hit, e quajtur “Çka po don ma shumë”.

Tekstin e muzikën e ka bërë poashtu Besim Bunjaku, ndërsa orkestrimin Ermal Krasniqi.