Dy këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare takohen, bëjnë shqiponjën me duar
Këngëtaret shqiptare nuk kanë të ndalur. Ato po
e gjejnë veten shumë mirë në tregun ndërkombëtarë muzikorë. Rita Ora, Dua Lipa,
Bebe Rexha, Ava Max janë disa nga emrat që dëshmojnë se suksesi në arenën ndërkombëtare
është i mundur të arrihet, shkruan Indeksonline.
Së fundmi ka pasur një takim midis Bebe Rexhës dhe këngëtares Ava Max, të dyja
me prejardhje shqiptare dhe shumë të suksesshme me projektet e tyre muzikore.
Për të treguar se nuk e harrojnë asnjëherë prej nga vijnë, ato kanë zgjedhur ta
bëjnë shqiponjën me duar, simbol ky i kombit shqiptar. /Indeksonline/

