Dy klube interesohen për Ter Stegen
Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, Girona dhe Aston Villa kanë nisur kontaktet me Barcelonën për mundësinë e nënshkrimit të portierit gjerman, Marc-André ter Stegen.
Dy klubet po monitorojnë nga afër situatën e gardianit 32-vjeçar, teksa e ardhmja e tij në “Camp Nou” mbetet e hapur, shkruan IndeksOnline.
Ter Stegen është një nga shtyllat kryesore të Barcelonës prej vitesh, por ndryshimet e fundit në projektin sportiv të klubit katalanas, si dhe nevoja për balancim financiar, mund ta shtyjnë drejt shqyrtimit të ofertave të rëndësishme.
Girona, që po ndërton një skuadër konkurruese në La Liga, e sheh përvojën e gjermanit si një përforcim kyç, ndërsa Aston Villa synon të rrisë cilësinë në repartin defensiv për ambiciet e saj në Premier League dhe Evropë.
Aktualisht nuk ka një ofertë zyrtare në tryezë, por bisedimet paraprake kanë nisur për të kuptuar kushtet e një transferimi të mundshëm. Vendimi përfundimtar pritet të varet nga qëndrimi i Barcelonës, dëshira e vetë lojtarit dhe zhvillimet në merkato gjatë javëve në vijim.
Mbetet për t’u parë nëse Ter Stegen do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës apo do të nisë një aventurë të re në La Liga ose Premier League./IndeksOnline/

