Dy klube nga Kosova të interesuara për trajnerin, Kashami

Ndriçim Kashami drejt “divorcit” me Besën e Kavajës. Ai mund të mos jetë trajneri i verdhezinjve për sezonin 2021-2022.
Sic mëson gazeta nga Shqipëria ‘PanoramaSport’ Kavajasi ka të ngjarë që të shkojë drejt Kosovës, atje ku ka marrë edhe dy oferta.
I tunduar nga këto opsione dhe mungesa e një akordi për zgjatje të kontratës, e largojnë ndjeshëm nga Besa.
E megjithatë, asgjë nuk mund të quhet totalisht e mbyllur. Mund të ketë edhe “prapakthehu” e në Shqipëri nuk është e para herë që ndodh një gjë e tillë./IndeksOnline/