15:42 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dy klube të mëdha evropiane të interesuara për Emre Can

E ardhmja e mesfushorit gjerman 25-vjeçar Emre Can nuk mund të jetë me Juventus, raporton Gazzetta dello Sport, transmeton Indeksonline.

Lojtari arriti sezonin e kaluar në një transferim të lirë nga Liverpool, por me ardhjen e trajnerit të ri Maurizio Sarri, e ka gjetur veten jashtë planeve të Bianconeri.

Ishte përfolur se Sarri ishte i prirur të mbante ose Can ose mesfushorin gjerman Sami Khedira, dhe pas përgatitjeve para sezonit, Sarri ishte më i bindur nga 32-vjeçari Khedira sesa 25-vjeçari.

Të dy Barcelona dhe PSG janë të interesuar ta blejnë atë, por do të duhet të punojnë shpejt me bardhezinjtë nëse do të sigurojnë një marrëveshje për mesfushorin para se afati i transferimit të mbyllet të hënën.

Emre Can kurrë nuk u ambientua plotësisht në Torino dhe me dëshirën e Juventusit për të larguar lojtarët e tyre të padëshiruar, të dy klubet e interesuara mund të sigurojnë një marrëveshje më të lirë për lojtarin nga sa pritej fillimisht./Indeksonline/