Dy klube të mëdha të interesuara për Matuidin
Raportohet se ka dy klube të interesuara për mesfushorin francez të Juventusit, Blaise Matuidi.
Matuidi ka shumë gjasa të largohet nga bardhezinjtë këtë verë pasi klubi tashmë ka transferuar Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.
IlBianconero pretendon se Paris Saint-Germain dhe Man Utd mbeten të interesuar për francezin.
Ndërsa Juventus dëshiron rreth 20 milionë euro për ta lejuar lojtarin të largohet./Indeksonline/.