Dy klube të Premierligës priten të dënohen nga UEFA-ja

UEFA -ja është gati të vendosë gjoba për Chelsean dhe Aston Villan, pasi dy klubet e Premier Ligës shkelën rregullat e rrepta financiare të organit drejtues të futbollit evropian
Thuhet se Chelsea ka tejkaluar kufijtë e UEFA-s për humbjet financiare për sezonin e kaluar, pasi nuk i lejoi “blutë” të deklaronin të ardhurat që erdhën nga shitja e ekipit të tyre të femrave. Ai iu shit kompanisë simotër Blueco 22 Midco Limited për një shumë rekord botëror prej 200 milionë funtesh, një veprim që ngjalli habi.
Edhe Aston Villa kuptohet se ka shkelur limitet, sipas Times. UEFA-ja lejon që ekipet të humbasin një maksimum prej 200 milionë eurosh (170 milionë paund) gjatë një periudhe trevjeçare. Klubi mund të bëjë zbritje për shpenzimet për ekipet e të rinjve dhe të grave, si edhe për stadiumin dhe objektet e tyre.
Vitin e kaluar, Aston Villa u gjobit me 52,000 £ për vonesë në dorëzimin e llogarive. Kjo shërben si një tjetër goditje pasi skuadra e Unai Emery- t humbi për pak kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Kujtojmë se të dyja këto skuadra arritën kualifikimin në Evropë, me Chelsean në Ligën e Kampionëve dhe Aston Villën në Ligën e Evropës./IndeksOnline/