75 Mall Live Search
15:23 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dy klube të Superligës pas mesfushorit, Kreshnik Nebihu

Mesfushori defanziv, Kreshnik Nebihu nuk do të jetë më pjesë e klubit Flamurtari nga Vlora.

Në këtë merkato u largua nga ekipi i Shqipërisë dhe tashmë është futbollist i lirë.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka treguar se ka oferta edhe nga Superliga e Kosovës.

“Nuk jam më pjesë e Flamurtarit. Tash kam dy oferta në Shqipëri dhe dy në Kosovë”, u shprehë ai.

Nebihu në të kaluarën ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës dhe kishte luajtur për skuadra të ndryshme si Hajvalia, Gjilani, Drenica, Vushtrria e Trepça.

Po ashtu një sezon kishte luajtur edhe për ekipin gjerma, CfR Pforzheim./Indeksonline/