21:31 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Dy klubet angleze në kërkim të futbollistit që sapo është transferuar te Barcelona

Futbollisti i sapo transferuar i Barcelonës, Martin Braithwaite siç duket ka marrë vëmendjen e klubeve angleze.

Everton dhe West Ham United janë në kërkim të futbollistit të Barcelonës, transmeton IndeksOnline.

Martin u transferua te Barcelona në muajin shkurt nga skaudra e Leganes.

Kurse tani afro dy muaj pas transferimit të futbollistit, për të janë të interesuar dy skuadrat angleze.

Ndërsa besohet që futbollisti do të kushtoj jo më pak se 16 milionë euro./IndeksOnline/.