Dy kombëtaret më të vlefshme në botë luajnë sot në trojet shqiptare
Dy kombëtaret me vlerën më të lartë në kontinentin e vjetër kanë zbarkuar dje në tokën shqiptare.
Anglia do të përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa kampionët e botës, Franca do të përballen me Shqipërinë në stadiumin e ri “Air Albania”.
Anglia momentalisht është kombëtarja me vlerën më të madhe në Evropë me 1.250.000.000, ndërsa Franca e dyta me 965 milionë, shkruan Indeksonline.
Lojtarët më të mëdhenj botëror do të luajnë në dy stadiumet kryesore shqiptare, mbi 2 miliardë euro vlerë e lojtarëve do të zbresin në fushat e blerta shqiptare./Indeksonline/