07:44 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dy komisione mblidhen sot, ja çfarë diskutohet

Gjatë ditës së sotme do të mbahet dy mbledhje të komisioneve.

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku do të diskutohet rreth çështjeve vijuese të Komisionit mbahet me fillim nga ora 10:00, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu me fillim nga ora 11:00 mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi,Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike dhe nisma legjislative për Projektligjin për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, transmeton Indeksonline.