Dy komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje
Deputetë anëtarë të dy komisioneve parlamentare sot do të mbajnë mbledhje.
Në ora 11:00 mblidhet Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, raporton Indeksonline.
Në këtë takim do të shqyrtohet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative.
Ndërkaq, më fillim nga ora 13:00, mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohen raportet me amendamente të disa projektligjeve.