75 Mall Live Search
07:46 / E Enjte, 25 Janar 2024 / MSH

Dy komisione parlamentare shqyrtojnë dy pika të rëndësishme

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot do të mblidhen dy komisione parlamentare.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport do të shqyrtojë në parim Projektligjin për Sport.

Në anën tjetër, do të mblidhet edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës.

Në këtë takim do të shqyrtohet Raporti i Punës së Komisionit për vitin 2023.

Të dy mbledhjet janë njoftuar të fillojnë në ora 10:00, raporton Indeksonline.