12:22 / E Martë, 20 Prill 2021 / Blerim

Dy kosovarët që rrezikojnë Kupën e Botës ‘Katari 2022’ për shkak të Superligës së Europës?

Futbolli është vërtetë në një kaos të madh, pasi 12 skuadra zyrtarisht themeluan Superligën Europiane.

Të dielën në mbrëmje, dymbëdhjetë klube zyrtarisht themeluan ‘European Super League’, shkruan IndeksOnline

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA doli kundër këtij kompeticioni. Madje bëri kërcënime të drejtpërdrejta për lojtarët që luajnë në këto 12 klube. Presidenti Ceferin paralajmëroi këto skuadra, se lojtarët mund të mos luajnë në kompeticionet që organizohen nga UEFA, duke përfshirë edhe Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Nëse kjo ndodhë, rrezikon edhe dy kosovarë. Bëhet fjalë për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Dy lojtarët luajnë për klubet që kanë pranuar të jenë pjesë e Superligës (Arsenal dhe Liverpool).

Rrezik e kanë cilësuar edhe mediat në Zvicër. Blick.ch shkruan se Zvicra mund të udhëtoj për në Katar pa dyshen kosovare!./IndeksOnline/