75 Mall Live Search
18:34 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / G T

Dy kosovarë vendimtarë për Sionin në Superligën e Zvicrës

Skuadra e Sionit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Young Boys në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligën e Zvicrës.

Dy golat për ekipin vendas u shënuan nga lojtarët e Kosovës, shkruan Indeksonline

May be an image of ‎soccer, football and ‎text that says '‎M final score פוב 2:0 2 梅 FC SION B IC boisson ois5o صيم UBS Alloboissons ROURDAHSA AR AHSA Gouno‎'‎‎

Në minutën e 29’të, Benjamin Kololli shënoi nga penalltia për 1:0.

Kurse në minutën e fundit të pjesës së parë (45+), golin për 2:0 e shënoi sulmuesi Rilind Nivokazi.

Me këtë fitore, Sioni shkon në kuotën e 24 pikëve në pozitën e 5-të, dy më pak se Young Boys (26), në pozitën e 4-të./Indeksonline/