Dy krerë gjedhe dhe vetura i vidhen një serbi në veri
Një person i komunitet serb në veri të Mitrovicës ka raportuar se nga stalla e tij persona të panjohur i kishin vjedhur dy krerë gjedhe si dhe veturën e tij, e cila kishte qenë e parkuar jashtë oborrit të shtëpisë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/