Dy kyçje të autostradës ‘Ibrahim Rugova’ do të jenë të mbyllura me datën 8 dhe 9 maj përgjatë këtij orari

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ka bërë të ditur se për nevoja të Operatorit te Sistemit ,Transmisionit dhe Tregut KOSTT për vendosjen e shtyllave përgjatë koridorit të Autostradës, “Ibrahim Rugova”- R7, do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve segmenti i Autostradës kyçja Prizren Veri – kyçja Suharekë.
Mbyllja e segmentit të Autostradës kyçja Prizren Veri – kyçja Suharekë, do të bëhet sipas orarit në vijim:
Datë: 08.05.2020, ora 08:00 – 18:00, dhe
Datë: 09.05.2020, ora 08:00 – 18:00.
Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale gjatë kësaj periudhe kohore, transmeton Indeksonline.
“MIA kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”./Indeksonline/