75 Mall Live Search
09:55 / E Hënë, 28 Gusht 2023 / L K

Dy lagje të Prishtinës po vuajn nga bërlloku

Lagja Dardania në Prishtinë është zgjuar nga kundërmimi i bërllokut. Gjësende të hudhura në tokë dhe kontejnerë të stërmbushur kundërmojnë aromë të rëndë në mëngjesin e të hënës.

Kjo situatë tek lagja Kacallarët në Prishtinë është thuajse që një javë. Banorët ankohen se bërlloku i ka kapluar dhe askush nuk po përgjigjet për këtë situatë.

Mjafton të vizitosh këtë lagje dhe të shohësh situatën dhe aromën që kundërmon nga pikat e mbushura të bërllokut afër Parkut të Qytetit në Prishtinë./Indeksonline/