09:16 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / OSH

Dy largime dhe një blerje të bujshme, Mourinho nis ndërtimin e Romës

Jose Mourinho ka filluar lëvizjet e para te Roma. Trajneri portugez ka siguruar shërbimet e bashkëkombasit të tij, Rui Patricio.

Portieri i Wolverhampton ka arritur marrëveshje me Romën dhe ka gjasa që gjatë ditës së sotme të zyrtarizohet te skuadra romake.

11 milionë euro pritet të kushtojë blerja e portierit që pati paraqitje të mira në Kampionatin Evropian.

Roma ka vendosur largimin e dy lojtarëve të saj. Portieri Pau Lopez dhe mesfushori Cengiz Under do të jenë pjesë e Olimpik Marsejit në Francë./Indeksonline/